| |     ћирилица | latinica  
Home
Vizita e Ministrit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave Branislav Nedimović në Shqipëri, më 6 Mars 2018

Gjatë vizitës së Ministrit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave, Z. Branislav Nedimović u takua në Tiranë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. 

Pastaj u mbajt takimi i dy delegacioneve, në të cilin ministrat ranë dakord për nënshkrimin e dy marrëveshjeve, si edhe ndihmën e ekspertëve tonë në fushën e integrimit evropian të Shqipërisë. 


Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 Shkurt 2018

Në pritjen që kemi organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 shkurt në hotel “Tirana Internacional” ishin të pranishëm rreth 300 mysafirë të huaj dhe vendas, ndër të cilat ishin të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë dhe atashetë ushtarakë, numër i madh i diplomatëve, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesit e Zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor me bashkëpunëtorët. Nga të ftuarit vendas ishin zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, dhe Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kryetarët e Komiteteve Shtetëror për Pakicat dhe për Fetë, këshilltarët diplomatik dhe ekonomik të Presidentit të Republikës, drejtori i Protokolit Shtetëror, Avokati i Popullit, Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Turizëm, drejtorët nga disa Ministri, Nënkryetari i Bashkisë Durrës, disa konsuj nderi etj.
 

Ishin edhe disa deputete të partive opozitare dhe politikanë, duke përfshirë edhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshorte e kreut të shtetit, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Zëvendëskryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetarin e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si edhe Kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, katër ish ministra të Punëve të Jashtme dhe ministra të tjera.

Përveç Rektorit të Universitetit të Tiranës, drejtorëve të instituteve më të shquara nga fusha e politikës së jashtme dhe të brendshme, disa profesorë të Universitetit, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, disa pronarë të mediave dhe gazetarë dhe kryetarët e të tri shoqatave të pakicës serbe me disa anëtarë më aktiv.

Veçanërisht e rëndësishme ishte prania e mysafirëve të shquar nga bota e biznesit, duke përfshirë kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, kryetarët e Shoqatave të investitorëve dhe bankave të huaja, Shoqatave të kompanive greke, si dhe disa pronarë të kompanive private.

Pritja është mbajtur në falenderim të donacionit të Dhomës ekonomike të Serbisë. 


Pritja e Vitit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Krerët e Misioneve Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, 18 Janar 2018

Takimi tradicional i Vitit të Ri për Krerët e Misioneve Diplomatike në Shqipëri, i organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, më 18 Janar 2018, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Punët e Jashtme dhe për Integrimin Evropian, një numër i madh i deputetëve, diplomatëve shqiptarë dhe figurave publike.

Fjalimin përshëndetës e mbajti Ambasadori Miroljub Zarić, Dekan i Trupit Diplomatik. 

Zyrtarëve të huaj dhe vendas iu drejtua dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili foli për ngjarjet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme gjatë vitit 2017 dhe për aktivitetet e ardhshme që priten në vend në vitin 2018.


Konsultime konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në nivelin e ndihmësit të ministrit, janë mbajtur në Tiranë, më 18 Janar 2018.

Në konsultimet konsullore është shprehur gatishmëria e ndërsjelltë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit konsullor dhe përshpejtimin e gjendjes së marrëveshjeve të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, me ndryshimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe me përfundimin e marrëveshjeve të reja bilaterale dhe është rënë dakord që do të fillohej edhe me harmonizimin e Konventës konsullore, e cila do të kontribuojë mbrojtjes më të mire të të drejtave dhe interesit të shtetasve të të dy vendeve. 

Me rastin e konsultimeve konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë më 18 Janar 2018, Ambasadorin Aca Jovanović dhe ushtruesin e detyrës së ndihmësit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë i priti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të  Republikës së Shqipërisë.



Takimi i Vitit të Ri i Kryeministrit Edi Rama për Misionet Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, më 13 dhjetor 2017

Në pritjen tradicionale të këtij viti për Krerët e Misioneve Diplomatike në Shqipëri, e organizuar nga Kryeministri Edi Rama në godinën e Qeverisë, më 13 dhjetor 2017, fjalimin e hapjes e mbajti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Ambasadori Miroljub Zarić, Dekan i Trupit Diplomatik, iu drejtua Krerëve të Misioneve Diplomatike dhe zyrtarëve shqiptarë me një fjalim të veçantë.

Në fund, Kryeministri Edi Rama foli për rezultatet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme që ka arritur Shqipëria gjatë vitit 2017 dhe planet për vitin 2018.

 


Pjesëmarrja e Minisrit të Ekonomisë së Serbisë Goran Knežević, në seancën e parë të përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi në Tiranë, më 25. nëntor 2017.

Ministri i Ekonomisë së Serbisë Goran Knežević mori pjesë në seancën e parë të përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi në Tiranë, në të cilën morën pjesë një numër i madh biznesmenësh serbë dhe shqiptarë. Delegacioni i biznesmenëve serbë u drejtua nga Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Serbisë Marko Çadezh

Dhoma e përbashkët Shqipëri-Serbi me selinë në Tiranë mbledh më shumë se 100 kompani nga të dyja vendet. Themelet janë vendosur nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Forumin ekonomik në Nish, në tetor të vitit 2016.

Pas sesionit të Dhomës së Përbashkët, u mbajt Forumi i biznesmenëve shqiptarë dhe serbë, të cilët po marrin pjesë në panairin “PANAIR 2017”, në ngjarjen më të madhe të panairit në Shqipëri. Më shumë se 200 biznesmenë nga mbi 100 kompani serbe ishin të pranishëm në Tiranë këto ditë, nga të cilat 41 morën pjesë në këtë panair.


Pjesëmarrja e Ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ružić në mbledhjen e Ministrave ReSPA në Tiranë, më 6 nëntor 2017.

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ružić u takua gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave ReSPA në Tiranë, me Ministren e Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi Suzana Pribilović.

Takimi i Ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ružić me Zv/kryeministren e Qeverisë së Shqipërisë Senida Mesi në Tiranë, më 7 nëntor 2017.

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ružić bashkëbisedoi në Tiranë me Zv/kryeministren e Qeverisë së Shipërisë Senida Mesi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e reformës së administratës publike. 
Ružić dhe Mesi kanë theksuar që për ofrimin e shërbimeve më efikase për qytëtarët është e rëndësishme të vendosen vendet unike administrative. Ai theksoi se administrata me përparimin e vazhdueshëm duhet të tregojë që është shërbimi i vërtet i qytetarëve dhe ekonomisë dhe që koha e pritjes në sportelet dhe sasia e letrave të mos kthehen kurrë. Është rënë dakord edhe shqyrtimi i nënshkrimit të Marrëveshjes të dy qeverive, i cili do të nënkuptojë shkëmbimin dhe praktikën e zyrtarëve në të dy vende.

 


Pjesëmarrja e Ministres Ana Brnabić në Konferencën Rajonale ReSPA në Tiranë më 18 Maj 2017

Ministre e Administratës Shtetërore dhe Qeverisjes Vendore Ana Brnabić mori pjesë në Konferencën rajonale për kryerjen e shërbimeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor – „Nismat dhe inovacionet në rrugën drejt BE-së “, e cila është mbajtur në Tiranë më 18 Maj.
Në konferencën e organizuar nga Shkolla Rajonale për Administratën Publike (ReSPA), kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë, М.Harito, Ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, S.Pribilović dhe Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike të Maqedonisë M.Arsovska Tomovska.

Qëllimi i konferencës ishte që të nxirren në pah të gjithë parakushtet e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë, ku krahas ministreve moren pjesë mbi 40 folës të cilët përfaqësonin Ballkanin Perëndimor, nëntë vende anëtare të BE-së si dhe organizatat dhe institucionet rajonale dhe evropiane.


Vanja Udovičić, Ministër i Rinisë dhe Sportit në Tiranë, më 08. Dhjetor 2016.

Ministri i Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, Vanja Udovičić  ka qenë i pranishëm në hapjen solemne të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO)

dhe më pas u është drejtuar pjesëmarrësve të konferencës së mbajtur me këtë rast në Tiranë më 8 Dhjetor.

Ministër Vanja Udovičić mori pjesë dhe në takimin e Këshillit Drejtues të mbajtur në të njëjtën ditë.


 


Vladan Vukosavljević, Ministër i Kulturës dhe Informimit në Tiranë më 22 Shkurt 2017

Delegacioni i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe Informimit Vladan Vukosavljević, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Vendeve të Evropës Juglindore, e cila është mbajtur më 21-22 Shkurt 2017 në Tiranë.


Ministri Vukosavljević ka firmosur me Ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, Programin e Bashkëpunimit Kulturor midis Ministrisë së Kulturës dhe Informimit  të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për periudhën 2017-2021.


Ministri Vukosavljević është takuar më 23 Shkurt në Ambasadën e Republikës së Serbisë  me kryetarët e Shoqatës së Minoritetit Serbo-Malazez “Moraça-Rozafa” nga Shkodra, Shoqatës Ortodokse Serbe “Shën Jovan Vladimiri” nga i njëjti qytet dhe Shoqatës Serbe “Jedinstvo” nga Fieri.


News - Archive
Vizita e Ministrit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave Branislav Nedimović në Shqipëri, më 6 Mars 2018
Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 Shkurt 2018
Pritja e Vitit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Krerët e Misioneve Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, 18 Janar 2018
Konsultime konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në nivelin e ndihmësit të ministrit, janë mbajtur në Tiranë, më 18 Janar 2018.
Takimi i Vitit të Ri i Kryeministrit Edi Rama për Misionet Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, më 13 dhjetor 2017
Pjesëmarrja e Minisrit të Ekonomisë së Serbisë Goran Knežević, në seancën e parë të përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi në Tiranë, më 25. nëntor 2017.
Pjesëmarrja e Ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ružić në mbledhjen e Ministrave ReSPA në Tiranë, më 6 nëntor 2017.
Pjesëmarrja e Ministres Ana Brnabić në Konferencën Rajonale ReSPA në Tiranë më 18 Maj 2017
Vanja Udovičić, Ministër i Rinisë dhe Sportit në Tiranë, më 08. Dhjetor 2016.
Vladan Vukosavljević, Ministër i Kulturës dhe Informimit në Tiranë më 22 Shkurt 2017
Information to tender
Takimi trepalësh i Ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Italisë dhe Shqipërisë në Tiranë, më 20 Janar
Ministri i Minierave dhe Energjitikës mori pjesë në Këshillin Ministror të Komunitetit Energjitik në Tiranë më 16 tetor 2015
Ministri i Arsimit, Shkences dhe Zhvillimit Teknologjik me nje grup studentësh dhe nxënësish nga Serbia qendroi në Shqipëri nga 7-9 tetor 2015
Vizita zyrtare e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë Aleksandar Vučić në Shqipëri
Pjesëmarrja e Nënkryetarit të parë të Qeverisë dhe Ministrit e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë Ivica Dačić në takimet në Tiranë
Pjesëmarrja e Ministrit të Punëve të Brendshme Dr. Nebojša Stefanović në Samitin Rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm në Tiranë
Kryetarja e Ansamblesë Popullore të Republikës së Serbisë Maja Gojković në vizitën zyrtare në Shqipëri
Vizita e Nënkryetares së Qeverisë dhe Ministres së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë Prof. Dr. Zorana Mihajlović
Vizita e Delegacionit të Këshillit për diasporën dhe serbët në rajon, të Ansamblesë Popullore të Republikës së Serbisë
Takimi i Ministrave të Arsimit
Vizita e Shenjtërisë së Tij Patriarku serb Zoti Irinej
Heqja e vizave për shtetasit e Katarit, Kuvajtit, Omanit dhe Bahreinit
No visa required for travel to Serbia for citiyezen of Qatar, Kuwait, Oman and bahrein
Floods in Serbia - General information on humanitarian donations in goods
Permbytjet ne Serbi - Informacion i pergjitshshem mbi donacionet humanitare ne mallra
Floods in Serbia - Condolences book
Floods in Serbia - collecting financial aid and grants
Euro-Atlantic Conference of Parliament Speakers of Western Balkan Countries - meeting Stefanović-Meta
MRKIC: PRAGMATIC RELATIONS WITH ALBANIA ON EU PATH
Official State Program for Aniversary celebration "Edict of Milan 313 - 2013", Serbia