| |     ћирилица | latinica  
Home
VISA Consular Fees - Albanian language

For information about Consular Fees please contact Consular Section of Embassy.

 

LISTË E ÇMIMEVE

 

Taksa e vizave lloji B dhe C kushton -------------------------              60 euro

(shpenzimet e fletës së vizës )------------------------------    2 euro                                                           

                                                                     GJITHSEJ                            62 euro

 

Taksa për  të gjitha  llojet e vizës  dhe C të përbashkët-----  62 euro 

(grup nga 5 deri 50 persona) për kërkuesin e vizës + shtesë për person 3 euro.

Taksa prej 63 euro paguhet në momentin e dorëzimit të kërkesës për lëshimin e vizës, pavarësisht a do të lëshohet viza apo jo.

Kur dorëzuesi i kërkesës merr miratimin  paguan 2 euro shtesë për shpenzimin e lëshimit të fletës së vizës.

Në qoftë se dorëzuesi i kërkesës nuk merr miratimin për lëshimin e vizës taksa e paguar prej 63 euro nuk kthehet.

Në shqyrtim dhe përpunim do të merren vetëm formularët e plotësuar  LEXUESHËM (gërma kapitale) dhe me  dokumentacionin e nevojshëm i cili kërkohet për lëshimin e vizave të përcakuara.

Kërkesat për lëshimin e vizës shkojnë për proçedurë dhe viza lëshohet pas miratimit të saj, nga organet kopetente të Republikës së Serbisë.

 

                                                      LËSHIMI I VIZAVE

 

 

VIZA  NUK  ËSHTË  E  NEVOJSHME  shtetasve shqiptarë,  të cilët kanë për qëllim të udhëtojnë në Serbi dhe janë mbajtës të pasaportës kombëtare.

Ne Republiken e Serbise duhet hyre nepermjet pikes kufitare te cilen e kontrollon Ministria e Puneve te Brendeshme e Republikes se Serbise dhe nuk eshte i mundur kalimi i linjes administrative nga Kosova dhe Metohija dhe vazhdimi i udhetimit pas hyrjes ne krahinen jugore serbe direkt nga Republika e Shqiperise, Republika e Malit te Zi ose Republika e Maqedonise.

 

1. LLOJET E VIZAVE

( Nga Ligji për të huajt R.Serbisë )

 

       

        VIZA C - PËR QËNDRIM TË SHKURTËR (për turizëm, punë dhe udhëtime të

            tjera për një, dy ose shumë hyrje në R.Serbisë ).

 

        VIZA D - PËR QËNDRIM TË PËRKOHSHËM (qëndrim në R.Serbisë më

            shumë se 90 dite ).

 

2. KËRKESË PËR LËSHIMIN E VIZAVE

 

- Formulari i kërkesës merret pa pagesë në Ambasadë, por mundet të merret edhe nga faqja e internetit e Ambasades (www.tirana.mfa.gov.rs);

- Kërkesa dorëzohet, sipas rregullave,personalisht  në Ambasadën e R. së Serbisë në Tiranë, nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 - 12.00;

- Kërkesa për lëshimin e vizës  plotësohet lexueshëm  dhe me gërma kapitale, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe duke e nënshkruar;

- Kërkesën për lëshimin e vizës  mund ta paraqesin shtetasit e huaj me vendbanim në Republikën e Shqipërisë;

- Viza nuk lëshohet pa miratimin e saj nga organet kopetente të R Serbisë, përvec rasteve të vecanta.

- Taksa paguhet në momentin e pranimit të kërkesës.

 

3. DOKUMENTAT E NEVOJSHME QË BASHKËLIDHEN ME KËRKESËN PËR LËSHIMIN E VIZËS

 

- Për të gjitha llojet e vizave:

a) pasaporta origjinale dhe fotokopja e saj që është e vlefshme jo më pak se 90 ditë nga dita e lëshimit të vizës,

b) fotografi me dimensione 3,5 x 4,5 cm, copë 1,

c) bileta vajtje-ardhje, ose fotokopje e lejes së drejtimit ndërkombëtare dhe e lejes së qarkullimit ndërkombëtare me siguracionin ndërkombëtar (në rast të hyrjes ose trazitit me automjete),

d) provë (vërtetim nga banka, ftesë në të cilën ftuesi thekson që mbulon të gjitha shpenzimet e qëndrimit, cash) për posedimin e mjeteve financiare (50 euro në ditë)  të nevojshme për përdorim gjatë qëndrimit në Republikën e Serbisë dhe vërtetim për vaksinim ose dokumentin që vërteton që nuk është i sëmurë nga sëmundje ngjitëse nëqoftëse vjen nga zona me epidemi të sëmundjeve ngjitëse, në përputhje me rregullat që rregullojnë në tërësi kushtet për ndalimin e hyrjes së të huajve në Republikën e Serbisë dhe

e) mandatpagesën për pagimin e taksës konsullore:

- taksa për vizën lloji B dhe C kushton 60 euro + shpenzimet e përpunimit 3,00 euro, gjithsej 63 euro. Pas lëshimit të vizës, paguhet taksa prej 2,00 euro,

- taksa për vizën lloji D kushton 30 euro,

- vizë e përbashkët llojit B (grup nga 5 deri 50 persona) paguhet 60 euro për kërkuesin e vizës dhe shtesë prej nga 1 euro për çdo person, dhe

- taksa për vizën e përbashkët e të gjitha llojeve C (grup nga 5 deri 50 persona) paguhet 60 euro për kërkuesin e vizës dhe shtesë për çdo person 3,00 euro.

 

DOKUMENTA SHTESE 

 

 

- Për vizën llojit C

 

Për të gjitha llojet  e vizave C është e nevojshme FTESA. Për vizitë private është e nevojshme ftesa nga të afërmit ose nga miqtë e legalizuar në Gjykatë ose në Bashki (forma e ftesës ). Për vizë pune, bashkëlidhet ftesa zyrtare nga ana e kompanisë nga Serbia,ku theksohet natyra e punës, afati i pritshëm i vizitës si dhe emri dhe adresa e kompanisë dhe institucionit (forma e ftesës ).

- C -1  Viza për person për qëndrim të shkurtër (nje hyrje-dalje) e cila mund të lëshohet për qëndrim të shkurtër deri në 90 ditë në periudhë nga gjashtë muaj.

- C - 2  Për dy hyrje ose shumëhyrje për qëndrim të shkurtër deri 90 ditë në periudhë nga gjashtë muaj.

- C - 3 Shumëhyrje për qëndrim  të shkurtër deri në 180 ditë në periudhë deri në një vit, dorëzohet certifikata e martesës nga Gjendja Civile, përkatësisht certifikata dhe dokumenta të tjera në rast të  martesës së përzier me shtetasin serb, ose kopje e kartës së gazetarit dhe akreditimin e agjencisë për të raportuar nga Republika e Serbisë (gazetarët).

- Për vizën e përbashkët për afat të shkurter qëndrimi (viza C) dorëzohet prokurë e noterizuar e prindit tjetër, përkatësisht prindërve së bashku ose kujdestarit ligjor në qoftëse udhëtojnë me person të tretë ose lista e noterizuar e pjestarëve të grupit të cilëve i është lëshuar viza e përbashkët.

 

Viza llojit D

 

- Për lëshimin e vizës, në rast të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Serbisë, dorëzohen dokumentat e mëposhtëm:

 

1. Vendimi për regjistrimin e shoqërisë ekonomike - kompanisë ose person juridik tjetër me të cilin i huaji  krijon marrëdhënie pune,

2.  Kontratë e punës edhe

3. Mendimi  e Shërbimit Kombëtar për punësim, kur punësimi bëhet për herë të parë, ose vendimi i Shërbimit Kombëtar me të cilin miratohet fillimi i marrdhënieve të punës.

 

- Personi i cili dërgohet në punë në Republikën e Serbisë nga ana e kompanisë mëmë me vendndodhje jashtë vendit në shoqërinë ekonomike e cila gjëndet në territorin e Republikës së Serbisë dorëzon vendimin  për regjistrimin e shoqërisë ekonomike dhe rekomandimin e kompanisë e cila e dërgon.

- Në rast se dërgimi kryhet në shoqërinë ekonomike e cila nuk është e varur në marrëdhënie me kompaninë jashtë vendit, duhet paraqitur kontratë bashkëpunimit biznes-teknik midis kompanisë e cila dërgon personin me punë në shoqërinë ekonomike në territorin e Republikës së Serbisë në të cilën personi shkon.

 

Dëshmi për arsyet e qëndrimit në Republikën e Serbisë:

 

1. QËNDRIM I PËRKOHSHËM PËR SHKAK TË THEMELIMIT TË SHOQËRISË EKONOMIKE, PËRFAQËSISË OSE BANKËS, PËRKATËSISHT PËR PERSONAT TË REGJISTRUAR ME VENDIMIN TË REGJISTRIMIT TË SHOQËRISË EKONOMIKE, PËRFAQËSISË OSE BANKËS

 

a)      Vendimi mbi regjistrimin,

b)      Vërtetimi i bankës mbi qarkullimin dhe gjëndjen  në llogari

 

2. QËNDRIM I PËRKOHSHËM I CILI MIRATOHET NË BAZË TË THEMELIMIT NË  BASHKËPRONËSI TË BIZNESIT TË VOGËL (tregëtare, zanatcinj, shërbime  etj.) OSE AGJENCI

 

a) Vendimi për regjistrimin e personit juridik dhe

b) Prova për disponimin e mjeteve (kartë krediti, librezë e kursimit,depozitë bankare, vërtetim rreth  deklarimit të hyrjes e efektives- cash në shtet  etj.)

 

3. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË CONSIGNATIONIT, KONTRATË RRETH BASHKËPUNIMIT TË BIZNESIT, KONTRATË RRETH BASHKËPUNIMIT BIZNES-TEKNIK DHE TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJISË

 

a) Vendimi për regjistrimin e ndërmarrjeve vendase,

b) Kontratë bashkëpunimi midis personave juridikë të huaj dhe vendas,

c) Rekomandimi i kompanisë e cila e dërgon (orgjinale dhe përkthim të noterizuar), dhe

d) Dokument për disponimin e mjeteve (kartë krediti, librezë kursimi,depozitë bankare vërtetim rreth  deklarimit të hyrjes  efektives-cash në shtet dhe etj.)

 

4.QËNDRIM I PËRKOSHËM NË BAZË TË KRYERJES SË PUNËVE TË  PËRKOHSHME DHE TË HERËPASHERSHME

 

a) Kontrata e punës me personin fizik ose juridik, dhe

b) Vendim për regjistrimin e subjektit juridik

 

5. QËNDRIM I PËRKOHSHËM PËR SPORTISTËT E HUAJ

 

a) Vendimi i regjistrimit të klubit dhe

b) Kontratë pune për angazhimin sportiv e legalizuar nga Federata Sportive.

 

6. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË MARTESËS ME SHTETASIN TONË

 

a) Çertifikatë e gjendjes civile të martesës, jo më vjetër se gjashtë muaj.

b) Vërtetim për punësim ose tjetër provë e mjeteve për përdorim: çek ose librezë  pensioni, vërtetim bankar të kursimeve në shtet ose garancia e shtetasit vendas cili ka të ardhura të rregullta dhe

c) Vërtetim i shtetësisë shtetasit të Republikës së Serbisë, jo më e vjetër se gjashtë muaj.

 

7. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË BASHKËJETESËS

 

a) Çertifikatë personale për të treguar gjëndjen familjare nga të dy personat (për shtetasit e Republikës se Serbisë mjafton Çertifikata e lindjes nga Gjendja Civile, jo më e vjeter se gjashtë muaj).

b) Deklaratë e noterizuar nga dy dëshmitarë, që vërteton  bashkëjetesën dhe në rast se kanë fëmijë të përbashkët çertifikatë nga gjendja civile e lindjes.

c) Vërtetim për punësim ose provë tjetër për mjetet për perdorim (çek,librezë pensioni,vërtetim bankar të kursimeve në shtet ose garancia e shtetasit vendas cili ka të ardhura të rregullta) dhe

d) Vërtetim i shtetësisë i shtetasit të Republikës së Serbisë jo më e vjeter se gjashtë muaj.

 

8. QËNDRIM I PERKOHSHËM NË BAZË TË LIDHJES FAMILJARE  ME SHTETASIN TONË

 

a) Të dhënat mbi lidhjen familjare (prindërit, vëllezërit, motrat,gjyshërit, nipat dhe etj.) me shtetasin tonë (çertifikatë lindje,  çertifikatë e martesës e të tjera ),

b) Çertifikatë të statusit të shtetësisë të shtetasit tonë, jo më e vjetër se gjashtë muaj dhe

c) Provë për mjetet monetare për përdorim (garancia e shtetasit të Serbisë tek cili i huaji do të qëndrojë, llogari bankare, kartë krediti, vërtetim për derdhjen e parave nga jashtë, depozita bankare në bankën tonë).

 

9. QËNDRIM I PËRKOHSHËM I ANËTARIT TË FAMILJES SË TË HUAJIT  ME QËNDRIM TË PËRKOHSHËM NË REPUBLIKËN E SERBISË.

 

a) Të dhëna të lidhjes familjare me të huajin me qëndrim në R.S.(çertifikatë të lindjes, çertifikatë të martesës nga GjC, vërtetim i Ambasadës).

 

10. QËNDRIM I PËRKOHSHËM PËR GAZETARËT E HUAJ TË AKREDITUAR

 

a) Akreditimi i Ministrisë së Kulturës,

b) Provë për disponimin e mjeteve financiare (kartë krediti, depozitë bankare, vërtetim rreth  deklarimit të hyrjes  efektives-cash në shtet).

 

11. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TE ANGAZHIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE

 

a) Kontratë pune ose shkresa OJQ që i huaji është i angazhuar si vullnetar  dhe

b) Provë për posedimin e mjeteve financiare (kartë krediti, depozitë, vërtetim rreth  deklarimit të hyrjes  efektives-cash në shtet).   

 

12. QËNDRIM I PËRKOHSHËM I PËRFAQËSUESVE TË KOMUNITETEVE FETARE TË HUAJA

 

a) Provë për regjistrimin e institucioneve fetare,

b) Kontratë pune ose shkresë e institucionit fetar që i huaji është angazhuar në punët fetare ose për shkak të sherbesave fetare dhe

c) Provë për mjetet për përdorim.

 

13. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË SHKOLLIMIT –STUDIMEVE-MËSIM GJUHE

 

a) Vërtetimi i fakultetit ose i shkollës në të cilën i huaji është regjistruar.

b) Provë për mjetet monetare për përdorim (llogari bankare ,kartë krediti, vërtetim për derdhjen e lekëve nga jashtë).

 

14. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË TRAJNIMIT DHE PRAKTIKËS

 

a) Vendim për regjistrimin e personit juridik ku do të kryhet trajnimi ose praktika.

b) Vërtetim të personit juridik i cili organizon trajnimin ose praktikën, me data të sakta të fillimit dhe përfundimit dhe

c) Provë për mjetet monetare për përdorim (garanci e shoqërise ekonomike, llogari bankare,kartë krediti, vërtetim për derdhjen e lekëve nga jashtë).

 15. QËNDRIM I PËRKOHSHËM  NË BAZË TË SPECIALIZIMIT TË LARTË

a) Vërtetim i organeve kopetente ose organizatave për studime të specializuara me afat të përcaktuar të specializimit.

b) Dëshmi për mjetet monetare për përdorim nëpërmjet institucionit ose organizatës, ose në qoftë se shpenzimet i mbulon vetë (llogari, kartë krediti, vërtetim për derdhjen e lekëve nga jashtë).

 

16. QËNDRIM I PËRKOHSHËM NË BAZË TË PUNËSIMIT TË LEKTORËVE DHE PROFESORËVE NË UNIVERSITET

 

a)      Kontratë pune dhe

b)      Shkresa e fakultetit.

 

17. QËNDRIM I PËRKOHSHËM PËR SHKAK TË SHTRIMIT NË SPITAL PËR ARSYE SHËNDETËSORE

 

a) Shkresë e institucioneve shëndetësore, me të dhënat personale të të huajit, afati i parashikuar i shërimit dhe mënyra e mbulimit të detyrimeve financiare.

b) Dëshmi për mbulimin e shpenzimeve për kurim, në qoftëse se shpenzimet e kurimit nuk janë paguar paraprakisht.

 

18. QËNDRIM I PËRKOHSHËM PËR NËPUNËSIT E INSTITUCIONEVE TË HUAJA DHE KOMPANIVE KONSULENTE TË ANGAZHUARA NË REALIZIMIN E PROJEKTEVE ME BASHKËPUNIM ME INSTITUCIONE TË TJERA SHTETËRORE.

 

a) Notë e Ministrisë përkatëse e shoqëruar  me ftesën, numrin e protokollit dhe datën e Kontratës për donacion ose marrëveshjeve të tjera me shpjegime për nevojat e angazhimit e të huajit dhe afatit kohor.   

 

 SHËNIM PER TE GJITHA LLOJET E VIZAVE

 

1. Ambasada ka të drejtë të kërkojë dokumentacion plotësues.

2. Kërkesat e paplota nuk mund të shqyrtohen dhe do të kthehen, shpenzimet mbulohen nga aplikuesit.

3. Proçedura për lëshimin e të gjitha llojeve të vizave mund të zgjasë dhe më shumë se tre javë.

4. Pas marrjes së miratimit, aplikuesi njoftohet nëpërmjet telefonit.

5. Për sqarime plotësuese, mund të drejtoheni në email e Ambasadës srb.emb.albania@mfa.rs

6. Në qoftë se jeni shtetas  i Serbisë dhe dëshironi të dini a keni nevojë për vizë për të udhëtuar në një vend të huaj, ju lutemi verifikojeni në Ambasadën e Republikës së Serbisë të akredituar në Tiranë.


Print version
Consular services
ekonzulat.gov.rs
Instruction for payment of consular fees in EUR
Abolished visas for citizens of Antigua and Barbuda, Grenada, Commonwealth of Dominica and Trinidad and Tobago
Decision on termination of the validity of the decision on the abolition of visas for entry into Republic of Serbia for the nationals of the Islamic Republic of Iran, holders of ordinary passports
Abolished visas for citizens of The Republic of Burundi
Abolished visas for citizens of The Republic of Azerbaijan
Abolition of visas for citizens of the Republic of Indonesia who hold an ordinary passport
No visa required for holders of diplomatic and official passports for the Republic of Indonesia
No visa required for holders of diplomatic and official passports for Kingdom of Thailand
No visa required for holders of diplomatic and official passports for Georgia
Jurisdiction
Travel Documents
Travel to Serbia
Customs
Citizenship
Status Issues
Documents Certification
Military Service
Other Services
Travel Abroad
VISA Consular Fees - Albanian language
Application Forms