| |     ћирилица | latinica  
Home

Visit Serbia
SIEPA

 

   
 
Contact

 

Working Hours
Monday - Friday: 8:30 - 16:30 hours
The Consular Section is open to public: 10:00 - 12:00 hours

Holidays

Address
Embassy of the Republic of Serbia
Donika Kastrioti 9/1,
Tirana
Republic of Albania

Phone: +355-4-2223-042 Directions/Map
Phone: +355-4-2232-091 Jurisdiction
Fax:      +355-4-2232-089 Honorary Consulates
E-mail: ambatira@icc-al.org  
web: www.tirana.mfa.gov.rs  

 


 
 
 
Vizita e Ministrit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave Branislav Nedimović në Shqipëri, më 6 Mars 2018

Gjatë vizitës së Ministrit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave, Z. Branislav Nedimović u takua në Tiranë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. 

Pastaj u mbajt takimi i dy delegacioneve, në të cilin ministrat ranë dakord për nënshkrimin e dy marrëveshjeve, si edhe ndihmën e ekspertëve tonë në fushën e integrimit evropian të Shqipërisë. 


Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 Shkurt 2018

Në pritjen që kemi organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 shkurt në hotel “Tirana Internacional” ishin të pranishëm rreth 300 mysafirë të huaj dhe vendas, ndër të cilat ishin të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë dhe atashetë ushtarakë, numër i madh i diplomatëve, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesit e Zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor me bashkëpunëtorët. Nga të ftuarit vendas ishin zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, dhe Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kryetarët e Komiteteve Shtetëror për Pakicat dhe për Fetë, këshilltarët diplomatik dhe ekonomik të Presidentit të Republikës, drejtori i Protokolit Shtetëror, Avokati i Popullit, Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Turizëm, drejtorët nga disa Ministri, Nënkryetari i Bashkisë Durrës, disa konsuj nderi etj.
 

Ishin edhe disa deputete të partive opozitare dhe politikanë, duke përfshirë edhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshorte e kreut të shtetit, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Zëvendëskryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetarin e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si edhe Kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, katër ish ministra të Punëve të Jashtme dhe ministra të tjera.

Përveç Rektorit të Universitetit të Tiranës, drejtorëve të instituteve më të shquara nga fusha e politikës së jashtme dhe të brendshme, disa profesorë të Universitetit, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, disa pronarë të mediave dhe gazetarë dhe kryetarët e të tri shoqatave të pakicës serbe me disa anëtarë më aktiv.

Veçanërisht e rëndësishme ishte prania e mysafirëve të shquar nga bota e biznesit, duke përfshirë kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, kryetarët e Shoqatave të investitorëve dhe bankave të huaja, Shoqatave të kompanive greke, si dhe disa pronarë të kompanive private.

Pritja është mbajtur në falenderim të donacionit të Dhomës ekonomike të Serbisë. 


Pritja e Vitit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Krerët e Misioneve Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, 18 Janar 2018

Takimi tradicional i Vitit të Ri për Krerët e Misioneve Diplomatike në Shqipëri, i organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, më 18 Janar 2018, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Punët e Jashtme dhe për Integrimin Evropian, një numër i madh i deputetëve, diplomatëve shqiptarë dhe figurave publike.

Fjalimin përshëndetës e mbajti Ambasadori Miroljub Zarić, Dekan i Trupit Diplomatik. 

Zyrtarëve të huaj dhe vendas iu drejtua dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili foli për ngjarjet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme gjatë vitit 2017 dhe për aktivitetet e ardhshme që priten në vend në vitin 2018.


Ministry of Foreign Affairs
Daily News 
Statements 
Photo Gallery 


National Assembly

President of the Republic of Serbia

Serbian Government

Ministry of Foreign Affairs