Njoftojmë qytetarët e Republikës së Serbisë që zgjedhjet për deputetët popullor të Republikës së Serbisë do të mbahen më 21.06.2020. Sipas nenit 10 të Ligjit për zgjedhjet të deputetëve popullorë të drejtën për të zgjedhur deputetë dhe të jetë zgjedhës për deputet e ka i rrituri, shtetasi i Republikës së Serbisë i aftë për të punuar me banim në Republikën e Serbisë. Qytetarët e Republikës së Serbisë të cilët janë të regjistruar në listën e votuesve të cilët qëndrojnë ose planifikojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, të drejtën e tyre për të zgjedhur mund të bëjnë në Ambasadën e Republikës së Serbisë në Tiranë, ku do të jetë hapur qendër votimi në rast se aplikojnë të paktën 100 qytetarë të cilët kanë të drejtë votimi. Verifikimin që jeni regjistruar në listat e votuesve mund të kryhet në rrugë elektronike, duke hedhur numrin personal të qytetarëve, në faqen zyrtare të internetit e Ministrisë e Administrates Publike Shtetit dhe Vetëqeverisjes Lokale : https://upit.birackispisak.gov.rs/ Që të votoni në Ambasadën e Republikës së Serbisë në Tiranë është e nevojshme që pesë ditë para ditës së përfundimit të listës së votuesve më ( 30.05.2020), të paraqitni kërkesë se si në LV të shkruhet e dhëna që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votoni jashtë vendit. Kërkesën për regjistrim në listën e votuesve të dhënat që zgjedhësi do të votojë jashtë vendit mund të merrni këtu. Nëse keni të drejtë zgjedhje, dhe nuk jeni i regjistruar në listën e votuesve, është e nevojshme të zbatoni procedurën e regjistrimit. Kërkesën për regjistrim në listën e votuesve mund të merrni këtu. Kjo kërkesë me kërkesën për regjistrim të dhënat që do të votoni jashtë vendit, dorëzojeni në Ambasadë e cila të dyja kërkesat do të dërgojë bashkisë kopetente, përkatësisht, drejtorisë së qytetit sipas vendbanimit tuaj të fundit para largimit jashtë vendit, përkatësisht vendbanimi i fundit të njërit prej prindërve. Për të gjitha informacionet mund të na kontaktoni në numrin 04 222 3042 ose në email: konztira@icc-al.org |