Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë Aleksandar Vučić qëndroi ne Tiranë më 27 dhe 28 Maj 2015 si Kryeministri i parë serb i cili ka ardhur në një vizitë zyrtare në Shqiperi. Vizita filloi me pritjen zyrtare të organizuar me të gjitha nderet shteterore në Pallatin e Brigadave
vazhdoi me bisedën e Kryeministrit Aleksandar Vučić dhe Edi Ramës
dhe pastaj edhe të delegacioneve të të dyja vendeve.
Kryeministrat Vučić dhe Rama e kanë bërë të ditur përmbajtjen e bisedës në konferencën shumë e vizituar për gazetarët.
Vizita vazhdoi me takimet e Kryeministrit Vučić me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta
dhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani
si edhe me Kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Vučić mbaroi ditën e pare të vizitës në Tiranë me një takim me perfaqësuesit e shoqatave serbe në Shqipëri.
Ditën e dyte të vizitës zyrtare, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë Aleksandar Vučić mori pjesë në Forumin “Tirana Talks 2015 – Forumi Ekonomik i Vjenës” ku kishte një ekspozim shumë të